Kërkojmë Drejtues të përgjithshëm të Magazinës dhe Logjistikës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Administron magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
Koordinon punën midis magazinës qëndrore dhe departamenteve të tjera të kompanisë;
Organizon, drejton dhe motivon punonjesit e magazinës;
Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
Menaxhon gjithë procesin e lëvizjes së produkteve ,Hyrje dhe Dalje nga magazina;
Koordinon shume mirë rradhën dhe kohën e ngarkesave me Menaxherët e Shitjeve, Përgjëgjesin e Magazinës dhe mjetet e transportit të kompanisë dhe paleve të treta;
Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë hapësirat e magazinës;
Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produktit që hyn dhe del nga magazina;
Përgjegjës kryesor për optimizimin e kohës së ngarkesave dhe minimizimin e kostove të transportit;
Për çdo problem, shërbim ose difekt koordinon me personin përgjegjës të mirëmbajtjes teknike të mjeteve;
Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
Kryen raportime periodike mbi ecurinë dhe problematikat e punës.

Kualifikimet/Kërkesat: 

Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik me profil menaxhimi;
Të ketë eksperiencë pune në Logjistikë;
Të ketë aftesi drejtuese dhe organizative;
Të jetë i komunikueshëm;
Të jetë i aftë të drejtojë dhe të motivojë punonjësit e tjerë të magazinës;
Të jetë i aftë të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura;
Të jetë i aftë të punoje në grup.

—————————————————————————————————————————

Kërkojmë Area Manager

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Menaxhon marrëdhëniet me dyqanet Franchise eksistuese;
Kontrollon dhe menaxhon stafin e dyqaneve Franchise;
Menaxhon marrëdhëniet me bashkëpunëtorët duke zhvilluar ide biznesi;
Kryen vizita periodike në dyqanet Franshise;
Raportim periodik te drejtuesit për performancën e dyqaneve dhe klientëve Franshise;
Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
Ndjek dhe siguron standartin e kompanisë sipas marrëveshjes midis palëve;
Kryen raportime periodike mbi ecurinë dhe problematikat e punës;
Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues, jep sygjerimin dhe kontributin e tij per zvillimin e mëtejshëm të rrjetit Franshise;
Përgjegjës për kordinimin e trajnimeve të ndryshme kundrejtë stafit që ka nën varësi;
Detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti, kohë pas kohe.

Kualifikimet/Kërkesat:

I aftë në organizimin e proceseve te punes;
I aftë në zgjidhjen e problematikave;
I aftë në menaxhimin e stafit;
I aftë në raportimin e informacionit;
I aftë të zhvillojë trajnime të stafit;
I aftë të punojë me objektiva shitjesh;
I aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
I aftë të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura;
Të disponoj patentë drejtimi dhe i disponueshëm për të ndjekur programin e punës;
Te ketë minimalisht mbi 2 vjet eksperience në shitje.

—————————————————————————————————————————

Kërkojmë Menaxher Blerje

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përzgjedh dhe propozon furnitorë potenciale që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
Propozon çmimet optimale , është pjesë e diskutimeve & vendosjes së tyre;
Ndjek dhe lehtëson procesin e hyrjes së produkteve të reja në pakicë e shumicë dhe trajnon shitjet ku është e nevojshme për gamën e produktit qe mbulon;
Analizon dhe ndërton raporte të ecurisë së produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje për të përmirësuar rezultatet;
Njeh pozicionimin e konkurrences në treg dhe nivelin e të njëjtave produkte në tregjet e huaja;
Përzgjedh dhe përgatit produktet për promocion sipas rastit;
Ështe ne kontakt të vazhdueshem me furnitorët e kategorisë, mban nën kontroll stokun e kategorisë dhe ndjek statusin e porosisë;
Ndjek projekte të caktuara në bashkëpunim me Furnitorin dhe Projekt Menaxherin;
Mbikqyr mënyren e ekspozimit të produkteve nëpër showroom-e;
Raporton tek Commercial Director.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

Komunikim perfekt minimalisht në gjuhen angleze;
Ekperience në menaxhim minimum 1 vit;
Të ketë aftesi manaxheriale dhe aftesi për të punuar në grup;
Eksperiencat në të njëjtin pozicion përbejnë avantazh.

—————————————————————————————————————————

Përfaqësues/e  Shitjesh në Showroom-in Kryesor Billa

Përshkrimi i vendit të punës:

Realizon aktivitetin e shitjes me qëllim arritjen e objektivave të paracaktuara;
Të orientojë dhe sugjerojë tek klientët produktet dhe cmimet më të mira, duke u mbështetur në kërkesat e tyre;
Të ketë përgjegjësi për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve;
Të menaxhojë ekspozitën ku përfshihet përditësimi i artikujve të rinj dhe sugjerimi i vendosjes së produkteve;
Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve.

Kriteret e pranimit:

Eksperienca në shitje përbën avantazh;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
Të bashkëpunojë në grup;
Të jetë person i shkathët dhe korrekt;
Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune në shitjen e pllakave dhe hidrosanitareve.

Kontakt: Billa & Co shpk, Autostrada Tirane-Durres, km.7.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në me fotografi te
hr@billa.al

—————————————————————————————————————————