Historia e jonë nis në vitin 2003 me magazinën e vogël të pllakave në Unazën e Re.

Vetëm pas dy vitesh si biznes i vogël duke operuar vetëm brenda vendit, familja ambicioze Billa kërkoi të importonte produkte cilësore nga jashtë dhe në vitin 2007 u themelua Billa & Co në Zonën Industriale duke importuar pllakat direkt nga Spanja për të sjellë në tregun shqiptar pllakat  me çmimin më të lirë se gjithë tregu. Ky parim pune, “shitje vetëm të produkteve cilësore me çmimin më të mirë duke fituar fare pak” e bëri kompaninë e re Billa më të besueshme duke u mirëpritur nga mbarë tregu kombëtar.

Në vitin 2008 rritja e Billa ishte e shpejtë, kompania zgjeroi aktivitietin e vet duke investuar masivisht në infrastrukturë e logjistikë dhe pas 3 viteve shitjesh të sukseshme në tregun e shumicës, Billa si një distributor kryesor i pllakave në vend, kaloi në vitin 2011 edhe në tregun e shitjes së pllakve me pakicë me dy showroome në Tiranë dhe Durrës.

Zgjerimi dhe dalja në tregun me pakicë i Billa Albania krijoi besim edhe në arenën ndërkombëtare të biznesit të arredimit të tualeteve duke bërë të mundur që vetëm pak muaj pas fillimt të shitjeve me pakicë, edhe gjigandi ndërkombëtar i hidrosanitareve  Ideal Standard të na besonte ekskluzivisht në vitin 2012 shpërndarjen e produktet e veta të hidrosanitareve në Shqipëri. Që prej asaj dite të bashkëpunimit me Ideal Standard, te Billa Albania do gjeni produktet e hidrosanitareve me markën me raportin më të mirë cilësi-çmim se kudo në Shqipëri.

Po në vitin 2012 u hapën edhe dy showroome të tjerë të shitjes me pakicë në Lushnjë dhe Kavajë dhe një vit më vonë në 2013-ën filloi aktivitetin e shitjeve me pakicë edhe showroomi i pestë në Zonën Industriale duke hapur rrugën e njohjes edhe nga klientët në Tiranë të brandit Billa tashmë të konfirmuar kombëtarisht.

Ishte viti 2014 kur Billa, nga një biznes familjar u shndërrua në një korporatë me ambicje ndërkombëtare duke hapur në zemër të Europës Perëndimore, kompaninë e saj Billa Beneluks në Belgjikë e cila filloi veprimtarinë e saj në tregtimin me shumicë të pllakave. Puna e palodhur dhe korrekte e Yllit, vëllait të madh i familjes Billa dhe tregu i favorshëm në Vendet e Ulëta bëjnë që Billa Beneluks të shënojë 70% rritje vjetore.

Kompania jonë e sukseshme në Belgjikë solli një ndryshim thelbësor strukturor për korporatën duke e shndërruar në një aktor të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar dhe bëri të mundur hapjen e rrugës për eksportet e pllakave në vendet e rajonit në vitin 2015 kur filloi eksporti i parë në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Po në vitin 2015, gjigandi gjerman Henkel, me kompaninë Ceresit, lider që prej 1905 në prodhimin e materialeve të ndërtimit në Gjermani, pas një ceremonie të organizuar te Billa Albania, na besoi ekskluzivitetin e shpërndarjes së produkteve cilësore gjermane në vendin tonë. Cilësinë superiore Bautechnik të materialeve të kollës, bojakut dhe hidroizoluesëve nga Henkel e gjeni në Shqipëri vetëm te Billa Albania.

2015-a ishte viti kur do shtohej edhe showroomi i gjashtë i Billa Albania në Lezhë duke i bërë të arritshëm produktet cilësore të kompanisë edhe për zonën veriore të vendit.

Gamës së produkteve të kompanisë iu shtua edhe kategoria e Laminateve dhe Parketeve në 2016, duke importuar nga Austria parket laminat cilësor. Aktualisht brandet Swisskrono dhe AGT furnizojne tregun shqiptar me produktet e tyre nëpërmjet Billa Albania.

Në vitin 2016 tregut të etur për materialet e ndërtimit në jugun e vendit iu shtua edhe Showroomi Billa në Sarandë duke kompletuar mbulimin e të gjithë territorit të rivierës shqiptare me produktet dhe shërbimin cilësor të Billa Albania.

Në të njejtën kohë filluan punimet intensive për ndërtimin e Showroomit me sipërfaqen më të madhe të ekspozimit të Pllakave, Parketeve dhe Hidrosanitareve në Zonën Industriale në Kashar, në Krah të mbikalimit të Rinasit me vizionin e krijimit të një ambienti të shërbimit të klientit në një stil industrial të parealizuar më herët në Shqipëri në industrinë e ndërtimit.

Në 2017 Billa u rendit e para në marketshare dhe u hap me hapjen e showroomit të tetë Billa në qytetin e Fierit, stafi i Billa Albania kalon 100 persona. Po në këtë vit kompania Billa vendos marrëdhenie furnizimi me gjigandin botëror të prodhimit të laminateve Swisskrono dhe me prodhuesin më të madh të laminateve në Europën Juglindore AGT.

Një ngjarje e madhe për Kompaninë Billa gjatë vitit 2018 ishte hapja e Showroomit më të madh Billa në Ballkan duke sjellë për klientët tanë ambiente ekspozuese madhështore dhe ultramoderne si kurrë më parë në industrinë e Pllakave, Parketeve dhe Hidrosanitareve.

Një rast i veçantë që përkoi me hapjen e showroomit ishte edhe inaugurimi i Kompanisë, Billa Home e cila duke sjellë produkte cilësore të Mobilimit nga Italia dhe Danimarka e plotësuan gamën e produkteve me të cilat mund të realizohet arredimi komplet i shtëpive të klienteve tanë.

Ishte Billa Home që e çoi Billa Albania në një dimension të ri në hapesirën mbarëshqiptare, por ambicja e Billa ishte shumë më e madhe, ishte europerëndimore. Pas një pune të palodhur të Yllit në Belgjikë, në Nëntor 2019 u hapën në të njëjtën ditë 3 showroome në Belgjikë. Billa Beneluks nga një Kompani e sukskeshme në tregtimin me shumicë në Europën Perëndimore u shndërrua në një aktor të rëndësishëm në shitjen me pakicë të pllakave në Vendet e Ulëta dhe më gjerë.

Paralelisht me hapjen e 3 showroomeve në Belgjikë vazhdonte puna intensive në Spanjë për ndërtimin e Magazinës Qëndrore të Distribucionit në Castillon me nje kapacitet magazinimi prej e 1,500,000 m² dhe po në 2019 hapet dega e distribucionit në Spanjë Villa Ceramica. Kjo ngjarje madhështore për Billa kulminoi me pjesëmarrjen e Villa Ceramica në panairin botëror të përvitshëm të prezantimit të produkteve të qeramikës por kësaj radhe jo më në anën e blerësit por të prodhuesit.

Ishte një event që na bëri të gjithëve të ndihemi krenarë për arritjet e deritanishme te drejtuesve të Billa si askush tjetër në industrinë pllakave.

Aktualisht Grupi Billa numëron mbi 180 punonjës në të gjithë Europën dhe i gjithë stafi ynë i motivuar ka gjithmonë një model për të ndjekur tek kompania Billa, modelin e suksesshëm të përkushtimit dhe të praktikave të ndershme që karakterizon drejtuesit e kompanisë dhe familjen Billa .

13 Showroomet tona, 10 në Shqipëri dhe 3 në Belgjikë, karakterizohen nga standarded më të larta të të bërit biznes dhe ofrojnë shërbimin më të besueshëm në treg duke na bërë krenarë pasi mbi 85% klientëve tanë janë rikthyer te kompania jonë duke rimarrë shërbimin e përkushtuar së bashku me produktet cilësore me çmimin më të mirë në treg.

Billa, Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë…!!!